“Termokos” i ofron 3 kamioneta “Pastrimit”, për pastrimin e Prishtinës!
Ndërmarrja “Termokos”, i ka dhënë në shfrytëzim tre kamioneta Ndërmarrjes “Pastrimi”, si ndihmë për pastrimin e Prishtinës.
Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryeshefin Ekzekutiv në Ndërmarrjen Pastrimi, Petrit Reçica, përmes së cilit i janë dhëmë në shfrytëzim 3 kamioneta, të cilat do t’i ndihmojnë kësaj kompanie për bartjen e mbeturinave.