75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / MSH

Miss Kosova shkon për vizitë të Totaj, kryetari i qytetit të saj

Miss Kosova 2023, Erza Cikaqi, ka shkuar sot për vizitë në Komunën e Prizrenit, i cili njëherazi është edhe qyteti prej ku e ka prejardhjen bukuroshja kosovare.

Cikaqi u prit në takim nga i pari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Ky i fundit tha se i dëshiron Erzës suksese të mëdha, sidomos në përfaqësimin e bukurisë shqiptare në botë.

“Kisha kënaqësinë ta pres sot “Miss Kosova 2023”, prizrenasen Erza Cikaqi, e cila fitoi titullin në konkursin e bukurisë para pak kohësh.

E përgëzova bashkëvendësen time për këtë sukses, duke i dëshiruar edhe të tjera më të mëdha, në përfaqësimin e bukurisë shqiptare në botë” tha Totaj.

May be an image of 4 people and television
May be an image of 3 people and text