Ballkani siguron play-offin e Conference League

Ballkani me shumë sukses ka arritur të sigurojë play-offin e Conference League.
Kampioni i Kosovës në rrethin e tretë eliminoi skuadrën nga Gjibraltari me rezultat të përgjithshëm 5-1, shkruan IndeksOnline.
Pas fitores 2-0 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani arriti fitore 2-1 në Gjibraltar.
Golat për skuadrën suharekase i kanë shënuar, Meriton Korenica, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba.
Për Lincolin golashenues ishte Juampe.
Ky është viti i dytë radhazi që Ballkani siguron play-offin e Conference Leageu, derisa synon të futet në fazen e grupeve njëjt si vitin e kaluar./IndeksOnline/