Zaniolo përfundon në Premierligën angleze

Pas gjysmë sezoni te kaluar te Galatasaray ku fitoi titullin e kampionit të Turqisë, Nicolo Zaniolo do të transferohet në Angli.
Mesfushori italian do të jetë futbollistë i ri i Aston Villas, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se Zaniolo sot ka përfundar testet mjekësore dhe sonte pritet edhe nënshkrimi i kontratës.
Aston Villa do të paguaj shumën prej 30 milionë euro Galatasarayt për shërbimet e 24-vjeçarit.
Zaniolo luajti 12 ndeshje me skuadrën turke, kua shënoi 5 gola./IndeksOnline/