Beckham feston në mënyrë euforike golin e Messit, qortohet nga gruaja e tij dhe ndal festimet (Video)

David Beckham, pronar i Inter Miami të Major League Soccer , vazhdon të shijojë një nga nënshkrimet me historike të futbollit botëror.
Në ndeshjen e mbrëmshme, Beckham u emocionua si shumë pas realizimit të golit të Messit.
E kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer gruas së tij, Victoria Beckham.
Momenti kur ajo lë në gjysmë gëzimin e Bekham është bërë viral në rrjetet sociale.
Në një video shihet që David Beckham ka kërcyer nga vendi i tij, duke tundur krahët dhe duke bërtitur nga emocioni pasi Messi shënoi një gol vendimtar për ekipin.
Victoria Beckham, e cila ishte ulur pranë bashkëshortit të saj, duket se e qorton në mënyrë diskrete. Në mes të euforisë së përgjithshme, shprehja e stilistit britanik ndryshoi dukshëm dhe pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, David Beckham zgjodhi të përmbajë emocionet e tij dhe të ulet përsëri në vendin e tij. /IndeksOnline/