75 Mall Live Search
13:46 / E Diele, 20 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Rita Ora dhe bashkëshorti lahen në kuba akulli

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila ndodhet me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, në Ibiza ka treguar aventurat e tyre.

Përmes një sërë fotosh që ka postuar, ajo rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Ajo që është e sigurt, është se funksionon për t’u freskuar në mot të nxehtë, për sa kohë që doktori e lejon.

Dyshja duket se po kënaqen ndërsa janë në një vaskë me ujë dhe me kuba akulli. Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, ajo e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.