75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Duket si municion lufte, por ky kallash dhe këta plumba dje u përdorën në një dasëm në Pejë

Më datë 20 gusht 2023 rreth orës 15:00, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor nё Pejё, ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng ka ta shtëna me armё.

  Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.

  Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.

   I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё (1) armё AK 47
  • Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё
  • Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm  
  • Dy (2) fishek kal: 7.9mm
  • Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm 


    I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё./Indeksonline/