75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / AR

Pas ndarjes, Britney kërcen topless në shtrat, një burrë i lëpin këmbën

Britney Spears ka shpërndarë një video të veçantë të saj duke u rrotulluar topless në shtrat, vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj, Sam Asghari, bëri kërkesë për divorc.

Në videon që postoi në Instagram të dielën e 20 gushtit, këngëtarja e njohur kishte veshur vetëm një palë të brendshme rozë dhe çizme të zeza deri tek gjuri teksa rregullohej në krevat dhe mbulonte gjoksin me duar.

Në një moment, këngëtarja ngriti këmbën e saj në ajër, ndërsa në sfond luante “I Put a Spell on You” e Annie Lennox.

Ylli i popit më vonë ndau një video të dytë të daljes së saj natën me një grup burrash, njëri prej të cilëve shfaqet duke i lëpirë këmbën e saj teksa kishte veshur një mini fustan jeshil dhe çizme të bardha deri tek gjuri.

“Kur shkon takohesh me një të ashtuquajtur “mik” dhe vozis një orë…!!!… E dija që paparacët ishin alarmuar sepse makina në të cilën isha nuk ishte përdorur kurrë më parë… ”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Spears duket se i referohet vizitës së saj natën në Dave’s Hot Chicken në Kaliforni, ku ajo u fotografua nga paparacët të premten, më 18 gusht.

Më pas ajo shtoi: “Pra, çfarë po bën një kurvë si unë!!!??? Vesha fustanin e gjelber dhe u shfaqa mes miqve!!!! Ftova djemtë e mi të preferuar dhe u zbavita gjithë natën!!!”.

Pamjet ekskluzive të yllit të popit erdhën një ditë pasi ajo theu heshtjen e saj për ndarjen nga 29-vjeçari Asghari.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hessami nuk jemi më bashkë… 6 vjet është një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por… Nuk jam këtu të shpjegoj pse, sepse sinqerisht nuk është e faji i askujt!!!”, ka postuar ajo në Instagram të shtunën, 19 gusht, së bashku me një video kërcimi.

Spears shtoi se ajo “nuk mund ta duronte më dhimbjen”, por siguroi fansat se ajo është “shumë mirë”.