75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / AR

Në 1-vjetorin e martesës, JLo publikon foto të reja nga dasma me Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u kurorëzuan me martesë një vit më parë, pasi e rigjetën rrugën drejt njëri-tjetrit pas shumëëë vitesh.

Me rastin e përvjetorit të parë, JLo u tregua bujare dhe ndau me ndjekësit e saj në Instagram të tjera pamje nga dasma më e përfolur.

Në njërën prej fotove, Ben po e mban partneren e tij në krahë teksa të dy buzëqeshin me të madhe e duken të lumtur.

Në foton e dytë, çifti shkëmben një puthje teksa në qiell ka një spektakël fishekzjarresh për ata të dy.