Qerkini: Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës sesa me qeveritarët tanë

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur.
Për Qerkinin është e papranueshme që çështja e personave të pagjetur të kthehet në politikë ditore dhe se sipas tij informatat që ka grumbulluar personalisht nuk janë marrë parasysh as nga komisioni qeveritar, por as nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi
“3 vjet po vinë e një takim se kam pas as nuk kanë lyp me pas takime dhe nuk ka takime. E ka planprogram Andin Hoti, një here në muaj të na takon. Merre me mend krejt këtë kohë prej që është Besnik Bislimi, krejt një herë kam pas takim me të. Thotë dera është e hapur, dera hapur po takime s’ka kurrë, kurrë nuk ka ardhë të bëjë një bisedë me njerëz që kanë dhanë informata. Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës se me qeveritarët tanë”, tha Qerkini për RTV21.