75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ballkani paralajmëron një transferim ‘bombastik’

Në prag të ndeshjes së play-offit të Conference Leageu, Ballkani ka bërë një paralajmërim për një transferim bombastik.

Kampioni i Kosovës në faqen zyrtare ka publikuar një fotografi të transferimit të ri, ku shkruhet “gjeje kush është”, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu transferimin e radhës e ka paralajmëruar edhe Drejtori Sportiv, Omer Bunjaku.

Ai ka vendosur në profilin e tij tre simbole të bombave, duke lënë të kuptohet për një transferim bombastik.

Kujtojmë që nesër Ballkani luan ndeshjen e parë të play-offit, kundër skuadrës Bate Borisov, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/