75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / Gj. Sh

Pas Tares, Canas, Stakoshës e Hysajt, një tjetër shqiptar do të luaj për Lazion

Largimi i Igli Tares nga detyra e Drejtorit Sportiv të Lazios nuk do të thotë se për shqiptarët dera e klubit bardhekaltër tani do të jetë e mbyllur.

Pasuesi i Tares, Angelo Mariono Fabiani, ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e të riut shqiptar, Flavio Sulejmani, që ishte pjesë e Perugias.

Sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët bardheklatër.

Synimi është që pas një periudhe përshtatjeje, që mund të jetë vetëm disajavore, Sulejmani të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Sarrit.

Te Lazio Sulejmani do të gjejë Elseid Hysajn, i cili do të luajë sezonin e tij të tretë te skuadra kyeqytetase.