Guendouzi largohet nga Marseille, transferohet te skuadra e Serie A

Matteo Guendouzi do të jetë futbollist i ri i Lazios.
Skuadra italiane ka arritur marrëveshje me Olympique Marseille për transferimin e mesfushorit dhe do të paguajnë 13 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse, shkruan IndeksOnline.
Lazio tani është në bisedime me Guendouzin për të arritur marrëveshje për kushte personale.
Testet mjekësore pritet të kryhen javën e ardhshme./IndeksOnline/