Ylli i Premierligës përfshihet në një rrahje masive, pas humbjes nga City

Një sherr masiv në rrugët e Newcastle, i ka sjellë probleme kapitenit të skuadrës së qytetit, Jamal Lascelles.
Mbrojtësi 29-vjeccar është përfshirë në një sherr, ku së bashku me vëllain e tij dhe disa persona të tjerë, janë rrahur nga disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin edhe sende të forta.
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i sherrit, aty ku shihet kapiteni i Newcastle që ka veshur një xhup jeshil, duke tentuar të godasë disa persona të tjerë, por një shishe “vodka” ka fluturuar në drejtim të tij duke e goditur.
Më pas, të shumtë kanë qenë grushtet karshi tij dhe vëllait të futbollistit, ku ky i fundit ka përfunduar edhe i gjakosur ndërkohë që një shoku i tyre ka qëndruar disa minuta pa ndjenja i shtrirë në tokë.
Zanafilla e sherrit ende nuk dihet se si ka nisur, megjithatë dëshmitarë të rastit shprehen se një burrë ka goditur me grusht vëllain e kapitenit dhe aty ka nisur gjithçka. E gjitha kjo, ndodhi pak ditë pasi Newcastle humbi në shtëpi ndaj Sitit.
Ex #nffc defender Jamaal Lascelles in a fight over the weekend. Wearing black t-shirt and green giletpic.twitter.com/UEYaF4jOO8
— Nebular Investor (@NebularInvestor) August 29, 2023