75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / AR

Lia Stublla, s’qenka emër i njohur veç për modë, zbuloni anën humane të dizenjatores

Lia Stublla përveç që është një dizenjatore e suksesshme, ajo ka edhe një shpirt human, por që preferon të mos e ndajë publikisht.

Pikërisht për të ndihmuar ka krijuar edhe “LS Foundation”, me qëllimin e vetëm që të jetë një ndihmesë për fëmijët, e shembull për të tjerët.

Tashmë asaj i është bërë e zakonshme që çdo vit t’i ndihmojë fëmijët në fillimin e vitit të ri shkollor. E njëjtë veproi edhe këtë vit.

Në kuadër të “LS Foundation”, Lia ka ndarë mbi 200 çanta shkollore, ku ato përmbajnë ngjyra, fletore, lapsa e gjëra të tjera esenciale.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj, Indeksonline ka kontaktuar me ekipen e Lia Stubllës, ku edhe u sqarua veprimtaria e “LS Foundation”.

Siç u theksua, “LS Foundation” funksionon qe 6 vite, ku prej secilit fustan te shitur ndahet një shumë e me buxhetin e mbledhur “LS” bën blerjen e çantave me mjetet shkollore dhe financon kurse të ndryshme per fëmijët në nevojë.

Këtë vit, u shpërdanë mbi 200 çanta shkollore. Shpërndarja u bë tek njerëzit që njohin dhe nëpër shoqata të ndryshme.

Qëllimi i kësaj është të ndihmohen fëmijët që të ndjekin ëndrrat e tyre, pasi shkollimi është gjëja kryesore.

Nga ekipa e Lias njoftuan se me pjesën e mbetur të buxhetit do të zhvillojnë aktivitet tjetër bamirësie.

Kujtojmë që dizenjatorja kosovare Lia Stublla vazhdon të ketë suksese edhe në arenën ndërkombëtare, ku numëron kreacione të shumta që kanë zënë ballinat e revistave më prestigjioze të modës në botë./Indeksonline/