Enrique ia bën të qartë Verratit se nuk është në planet e tij

Marco Verrati para disa muajve kishte vazhduar kontratën me PSG-në, por ai nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique.
Tekniku spanjoll i’a ka bërë të qartë Verratut se ai nuk është në planet e tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, Enrique i është drejtuar italianit me fjalët: Ju kurrë nuk do të luani me mua.
30-vjeçari kohët e fundit ka qënë i lidhur me një kalim në kampionatin arab, ku Al-Hilal dhe Al-Ahli kanë shfaqur interesim për të.
Verrati nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me PSG-në deri më tani nën drejtimin e Luis Enrique./IndeksOnline/