75 Mall Live Search
22:47 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Chelsea fiton me përmbysje ndaj Wimbledon, kalon në rrethin e tretë të Carabao Cup

Skuadra e Chelseas ka kaluar në rrethin e tretë të Carabao Cup.

Blutë e Londrës fituan me përmbysje ndaj skuadrës nga kategoria e tretë e Anglisë, Wimbledon, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e James Tilley i cili shënoi nga penalltia në minutën e 19-të.

Po nga pika e bardhë, Chelsea arriti ta barazonte rezultatin në 45+1.

I sakt ishte transferi i ri Noni Madueke. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi Enzo Fernandez në minutën e 72-të./IndeksOnline/