UEFA i kthen përgjigje arabëve në kërkesën që ekipet e tyre të luajn në Champions League

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin , ka dhënë një intervistë për gazetën franceze ‘L’Equipe’.
Në këtë intervistë, i pari i UEFA-s i ka mbyllur derën synimeve arabe për të luajtur në garat evropiane, Champions League, Europa apo Conference League.
“Nuk është rrezik. Ne pamë një qasje të ngjashme në Kinë, e cila bleu lojtarë në fund të karrierës së tyre duke u ofruar atyre shumë para. Një media ka plasuar një lajm se skuadrat arabe mund të jenë pjesë e garave evropiane. Por unë them se vetëm klubet evropiane mund të marrin pjesë në Champions League, Europa League ose Europa Conference League” ka thënë Ceferin./Indeksonline/