75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ballkani skuadra e vetme shqiptare që kalon në grupet e Conference League

Nga tre skuadra shqiptare që ishin në play-off të Conference Leageu, vetëm Ballkani ka arritur të kaloj në fazën e grupeve.

Kampioni i Kosovës, sonte pësoi humbje nga Bate Borisov me rezultat 1-0, por falë fitores 4-1 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Ballkani arriti të sigurojë kualifikimin në grupet e Conference League për vitin e dytë radhazi, shkruan IndeksOnline.

Nga skuadrat shqiptare, në play-off kanë arritur edhe Partizani i Tiranës dhe Struga nga Maqedonia e Veriut.

Kampioni i Shqipërisë është eliminuar nga skuadra e Astanës me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 1-0, ndërsa sonte në “Air Albania”, nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Në anën tjetër, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Verit, Struga është mposhtur të dy ndeshjet me rezultat 1-0 nga skuadra islandeze, Breidablik./IndeksOnline/