75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 01 Shtator 2023 / L K

Wijnaldum bëhet bashkë me dy ish-kapitenët e Liverpoolit

Gini Wijnaldum , pas një sezoni jo veçanërisht pozitiv me fanellën e Romës , është gati për një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Ylli holandez ka arritur marrëveshje me skuadrën arabe, At-Ettifaq.

Wijnaldum do të bashkohet me dy ish-kapitenët e Liverpoolit, Gerrard si trajner dhe Henderson si futbollist.

Të dyja palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm, për një tarifë prej rreth 8 milionë euro./Indeksonline/