Drejt asfaltimit një rrugë tjetër e bjeshkës në Kosovë

Rruga për në Lugun e Butë po merr fundin. Lajmin e ka dhënë Gani Dreshaj që ka lavduar punën e mirë që po bëhet në këtë zonë turistike të Istogut.
Njeriu që mirëmbanë këtë rrugë që shumë vite ka kërkuar që rruga të kryhet para keqësimit të motit ngase rrezikon që baza e vënë nga kompania të dëmtohet.
“E përgëzoj kompaninë për punën cilësore që po bën për në Lugun e Butë. Uroj që kjo punë e mirë të finalizohet së shpejti me asfaltim dhe një projekt i mirëpritur të shoh fundin. Çdo vonesë do shkaktonte dëmtim të bazës nga reshjet e vjeshtës, andaj shpresojmë që rruga të asfaltohet” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/