Milani i fortë për Romën, merr fitoren e tretë radhazi

Milani ka arritur fitoren e tretë radhazi në Serie A.
Rosonerët morrën tre pikë të plota në udhëtim ndaj Romës, duke e mposhtur me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e tetë e ndeshjes kur Milani kaloi në epërsi me golin e Giroud, i cili shënoi nga penalltia. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Milani dyfishoi rezultatin me Rafel Leaon i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.
Skuadra e Stefano Pioli mbeti me një lojtar më pak në minutën e 60-të, pasi Tomorri u përjashtua nga loja pas dy kartoneve të verdhë.
Këtë epërsi prej një futbollisti më shumë në fushë, e shfrytzoi skuadra e Romës dhe ngushtoi rezultatin në minutën 90+2 me golin e Spinazzolas.
Me këtë fitore Milani mbetet lidere e tabelës me 9 pikë, ndërsa Roma renditet e 18-ta me vetëm 1 pikë./IndeksOnline/