75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 02 Shtator 2023 / Gj. Sh

Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Conference League

Ballkani të premten ka mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve të Confernce League.

Kampioni i Kosovës është pjesë e Grupit C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Victoria Plzen dhe Astanan, shkruan IndeksOnline.

UEFA tashmë ka bërë të ditur edhe datat e ndeshjeve të Ballkanit në Conference League.

Skuadra suharekase ndeshjen e parë do të luaj në Çeki, kundër skuadrës së Plzenit me 21 shtator.

Ndeshjen e parë si vendas, Ballkani do ta luaj me 5 tetor kundër Dinamo Zagrebit.

Më pastaj kampioni i Kosovës luan dy ndeshje rresht me Astanën, e para zhvillohet më 26 tetor në Kosovë, ndërsa e dyta në Kazakistan me 9 nëntor.

Me 30 nëntor Ballkani luan në shtëpi ndaj Plzen, kurse e mbyll fazën e grupeve si mysafire e Dinamo Zagrebit më 14 dhjetor.

Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka siguruar për herë të dytë radhazi kualifikimin në grupet e Confernece League./IndeksOnline/