Liria e bën sefte në Superligë, mposht Fushë Kosovën

Liria ka shënuar fitoren e parë sivjet në Superligë.
Skuadra nga Prizreni ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së katërt, shkruan Indeksonline.
Liria kaloi në epërsi në minutën e 34-të me anë të Zenunajt.
Rezultatin e barazoi Ivkic në minutën e 66-të.
Golin e fitores e shënoi Likaj në minutën e 90-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Liria ngjitet në vendin e pestë me 5 pikë derisa Fushë Kosova është e fundit pa asnjë pikë. /IndeksOnline/