75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 02 Shtator 2023 / C E

Real Madrid fiton në minutat shtesë

Real Madrid ka shënuar një fitore shumë të vështirë.

Mbretërit mposhtën Getafen me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së katërt të La Ligas.

Getafe kaloi i pari në epërsi në minutën e 11-të me anë të Mayoral, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Joselu në minutën e 47-të të ndeshjes.

Golin e fitores e shënoi Bellingham në minutën e pestë shtesë.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e parë me 12 pikë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore