Ballkani vazhdon me fitore, Llapi barazon me Prishtinën

Është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës e futboll me tri ndeshjet e zhvilluara sot.
Kampioni në fuqi, Ballkani, regjistroi fitoren e tretë radhazi duke e mposhtur Gjilanin.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:1.
Albin Berisha dhe Arb Manaj realizuan golat e fitores për vendasit, kurse Oltian Bilalli shënoi të vetmin për skuadrën mysafire.
Ballkani tani ka nëntë pikë dhe renditet i treti në tabelë, kurse Gjilani është i parafundit me vetëm një pikë. Të dy këto skuadra kanë zhvilluar nga tri ndeshje deri më tani.
Edhe ndeshja tjetër e zhvilluar sot, mes Prishtinës dhe Llapit, u mbyll pa fitues.
Takimi në “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 0:0.
Prishtina është e treta në tabelë me tetë pikë, kurse Llapi i katërti me një pikë më pak.