U lëshua urdhër arresti, arrestohet aktori i famshëm

Aktori spanjoll Gabriel Guevara është arrestuar në festivalin e famshëm të filmit në Venecia, raportojnë mediat e huaja.
Sipas The Hollywood Reporter, një urdhër arresti ndërkombëtar ishte lëshuar kundër aktorit në lidhje me sjellje të pahijshme seksuale në Francë, transmeton Indeksonline.
Hollywood Reporter shkruan se aktorit do t’i jepej çmimi për aktorin më të mirë të ri ditën e sotme.
Dje aktori u arrestua nga policia italiane. Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth arrestimit./Indeksonline/