75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 05 Shtator 2023 / mp

Ekskluzive: Kapet një tjetër sasi e armatimit në Zveçan

Një sasi armatimi është kapur sot në Zveçan. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë kapur armë të gjata, armë të ftohta, uniforma dhe materiale të tjera të luftës.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Veton Elshani , ka konfirmuar për “Indeksonline” për aksionin e sotëm në Komunën e Zveçanit.

“Në një shtëpi të pa banuar në Komunën e Zveçanit policia e Kosovës ka marrë informata se ka dyshime për armatim. Ne menjëher kemi dal në vendin e ngjarjes ku kemi gjetë armë, kallashnikovë , fishek të kalibrave të ndryshëm , karikator ,  granata dore eksploziv. Për momentin nuk ka të arrestuar , por ka përsona të dyshuar”, tha Elshani.  

Kujtomë që edhe para disa muajve në veri të vendit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve , municioneve dhe pajisjeve ushtarake. /Indeksonline/