Monte Tome zëvendëson Jorge Vildan si trajnere e Kombëtares së Femrave të Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka konfirmuar se ka emëruar Montse Tome si trajnerë të re të Kombëtares së Femrave të Spanjës.
Jorge Vilda u shkarkua nga roli i tij pak orë para se Tome të emërohet, pavarësisht se ai udhëhoqi skuadrën e femrave të Stuhisë së Kuqe për ta fituar Botërorin këtë verë. Pavarësisht suksesit të tij në fushë, koha sa Vilda ishte drejtues gjithmonë ka shkuar me trazira e debate.
Vitin e kaluar, 15 futbolliste të skuadrës së Spanjës orkestuar një “rebelim” kundër trajnerit, me vetëm tri nga këto lojtare që luajtën në Botëror. Tome ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Vildas gjatë garës, me ish futbollisten e Levantes dhe Barcelonës që tani do ta udhëheq Kombëtaren.
Fillimisht ajo dha dorëheqje nga pozitat e mëparshme pas ngjarjeve që ndodhën në finale të Botërorit, ku presidenti i RFEF Luis Rubiales me dhunë puthi dhe kapi sulmuesen Jeni Hermoso gjatë dhënies së trofeut.
Incidenti shkaktoi një skandal të madh, me Rubiales që është suspenduar si president dhe po ashtu i janë dhënë 90 ditë suspendim nga aktivitetet e futbollit nga FIFA. Ai vazhdimisht e ka përkrahur Vildan pavarësisht protestave të skuadrës, madje kishte thënë se ai meriton kontratë të re pasi që udhëhoqi Spanjën drejt fitimit të Botërorit.
Pasi që ishte pensionuar nga futbolli më 2012, Tome ka mbajtur kurse trajnimi për trajnerë dhe ka licencë Pro të UEFA-së. Ndeshja e saj e parë do të jetë më 22 shtator kur ato do të luajnë kundër skuadrës që e mposhtën në gjysmëfinale, Suedinë. Kampanja e tyre në Ligën e Kombeve pastaj vazhdon me një ndeshje kundër Zvicrës katër ditë më vonë.