75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 05 Shtator 2023 / L K

Basha ironizon me “Rrugën e Re” të LDK-së: “Urime LDK-së! Uroj që…”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me “Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po prezantohet nga kryetari i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku.

Gjatë ditës së sotme, disa zyrtarë të LDK-së publikuan logon e ”Rrugës së Re“.

Por Basha, përmes një fotografie montazh e cilësoi këtë rrugë si ”të gabuar“.

”Urime LDK-së! Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejt“, ka ironizuar Basha.