Nisin përgatitjet për shënimin e 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Sot janë bërë 24 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Tashmë në kryeqytet kanë filluar përgatitjet për shënimin e kësaj dite të veçantë.
Nëpër sheshe janë vendosur vetura e motoçikleta të Policisë, raporton Indeksonline.

Edhe nëpër rrugë tjera të Prishtinës shihen automjete të Policisë.
Theksojmë se për sot janë paraparë disa aktivitete.

Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Indeksonline/
