Igli Tare tregon ku është dallimi mas taktikave të Piolit dhe Inzaghit

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kampionatin italian dhe në veçanti për dy skuadrat kryesuese, Interin e Milanin.
Duke folur për trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli, ish-futbollisti i Kombëtares “kuqezi” u shpreh se e kuptojnë njëri-tjetrin, por janë të ndryshëm në taktikë.
“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë”-tha Tare
Ndërsa e vendos theksin te të përbashkëtat mes tyre, ish-drejtori sportiv i Lazios tha: “Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”.