75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 08 Shtator 2023 / L K

Raul Gonzales pranë skuadrës së njohur spanjolle, do të jetë rival me Real Madridin

Real Madrid Castilla i ka dhënë leje Raul Gonzalesit që të negocioj me Villarealin. Pas shkarkimit të Setien, Villareal po këmbëngulë që të nënshkruar me Raul dhe legjenda e Real Madridit po e pëlqen këtë ide.

Raul , i cili nuk është opsioni i vetëm që kanë në La Cerámica, është joshur nga ideja dhe projekti që i ofron Villarreali.

Në fakt këtë të premte është planifikuar një takim mes palëve nga ku mund të dalë marrëveshja përfundimtare.

Eintracht, Schalke 04, Espanyol dhe Leeds janë disa nga skuadrat që janë interesuar për sulmuesin legjendar spanjoll.

Opsioni për t’u bërë trajneri i parë i Real Madridit është misioni i Raul, por paraprakisht i duhet përvoja për këtë./Indeksonline/