75 Mall Live Search
20:19 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Spanja e “shkel” Gjeorgjinë, shkëlqen Morata

Spanja ka sshënuar fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë, në kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Ndeshja e cila u zhvillua në “Boris Paichadze Dinamo Arena” në Tbilisi, përfundoi me rezultat 1-7, shkruan IndeksOnline.

Alvaro Morata ishte futbollisti i mbrëmjes, duke shënuar het-trik në minutat 22, 40 dhe 66, Solom Kverkvelia shënoi autogol në minutën e 27-të, Dani Olmo realizio gol në minutën e 38-të, Nico Williams në të68-tin minutë, ndërsa me gol debutoi futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili shënoi në minutën e 74-të.

Golin e vetëm për Gjeorgjinë e shënoi Giorgi Chakvetadze në minutën e 49-të.

Me këtë fitore Spanja renditet në vendin e dytë të Grupit A me 6 pikë, gjashtë më pak se Skocia që është lidere.

Në anën tjetër Gjeorgjia renditet në vendin e katërt me 4 ikë./IndeksOnline/