75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Memli Krasniqi: Qeveria na ktheu në kohën ish-Jugosllavisë, bujrum në zgjedhje kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “N’Mejdan” në lajmi.net.

Në këtë intervistë, lideri i PDK-së ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti, përmes veprimeve të saj të pakuptueshme dhe të papërgjegjshme, ka rikthyer kohën e ish-Jugosllavisë në Kosovë.

Prandaj, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës – për çka i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të takohen në zgjedhje.