75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sonte spektakël boksi në Munich të Gjermanisë, duele të forta, e show i pa parë premtohet nga organizatori

Organizatori i ‘Profi Box Gala’, Burim Hazrolli, ka thënë se sot në Munich të Gjermanisë do të jetë një mbrëmje e paharrueshme e boksit

Hazrolli ka dhënë detaje rreth organizimit për mbrëmjen e sotme , ku do të zhvillohen shtatë meçe në ‘Munchen BMW Park’.

Ai ka thënë se kundërshtarët e boksierëve shqiptarë, Shefat Isufi dhe Sami Ahmeti, nuk janë aspak të lehtë.

”Do të jetë një mbrëmje e paharrueshme sepse edhe kundërshtarët nuk janë të lehtë. E kemi bërë me qëllim që ta bëjmë një mbrëmje të paharrueshme, jo mbrëmje që të themi vetëm po boksohet,” tha Hazrolli.

Tutje, organizatori Burim Hazrolli potencoi se boksierët janë në formë shumë të mirë.

”Ne presim nga boksierët tanë që të dalin të gjithë fitues. Janë në formë shumë të mirë, kanë stërvitur shumë mirë, kanë kaluar pa lëndime, çdo gjë ka shkuar në rregull,” tha Hazrolli.

Në këtë ngjarje pritet të zhvillohen disa meqë të forta, ku padyshim kryesori është meqi ku do të boksoj shqiptari, Shefat Isufi kundër Armenat Hovannisyan.

Kjo mbrëmje do të jetë e paharruar, e ku do të përformoj edhe këngëtari i njohur shqiptar Azet.