Barcelona shpërblen Lamine Yamal

Lamine Yamal është një prej talenteve që pritet shumë nga ai në të ardhmen.
Ai gjatë muajit prill bëri debutimin në futbollin profesionalist me Barcelonën në moshën 15-vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi spanjoll ka bindur trajnerin Xavi Hernadez, i cili e ka aktivizuar në katër ndeshjet e deritashme, tre prej të cilave ka luajtur nga minuta e parë.
Yamal bëri asistin e parë me Barcelonën në fitoren ndaj Villarealit, ndërsa të premten bëri edhe debutimin me Kombëtaren e Spanjës, duke shënuar gol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kualifikimet e kampionatit evropian.
Skuadra katalanase ka vendosur ta shpërblej me kontratë profesionale 16-vjeçarin i cili po shkëlqen dita e ditës.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Barcelona ka rënë dakord me agjentin e tij Jorge Mendes, për një kontratë tre vjeçare, ndërsa në vitin 2025, kur Yamal të mbush 18 vjeç të nënshkruajë një zgjatje për pesë sezone të tjera, deri në vitin 2030, pasi ende është i mitur./IndeksOnline/