75 Mall Live Search
17:12 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Coutinho është duke kërkuar shtëpi në Barcelonë [Foto]

Philippe Coutinho (26 vjeç) është çdo herë e më afër Barcelonës.

Klubi i Barcelonës po punon çdo ditë e më shumë për të finalizuar cakun e shumëpërfolur për në merkaton e janarit.

Siç raporton ‘Mundo Deportivo’ , Coutinho është i bindur se e ardhmja e tij është në Barcelonë, i cili tashmë ka iu ka kërkuar njerëzve më të besuar për t’i gjetur një shtëpi në kryeqytetin katalanas.

Pavarësisht se braziliani ka pasur një përvojë kur ishte në Espanyol, ai dëshiron të ketë opsione të ndryshme të shtëpive për të jetuar me gruan dhe vajzën e tij.

Ai vlerëson afërsinë më Luis Suarez, ish-partnerin e tij në Liverpool, me vendbanim në ‘Castelldefes’ , por Cou është duke shqyrtuar edhe opsionet e afërta me bashkëkombasin e tij Paulinho, i cili jeton në ‘Esplugues de Llobregat. /IndeksOnline/