75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 10 Shtator 2023 / Gj. Sh

Luli Berisha: Granit dhe Xherdan, ju jemi përjetësisht falënderues

Kosova mbrëmë barazoi 2-2 me Zvicrën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, heroi i Kosovës ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi dy gola, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër te Zvicra u paraqit dyshja kosovare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

E për këtë ka folur edhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Luli Berisha, i cili ka postuar një fotografi së bashku me Xhakën, ku ka thënë se i është falënderues Granitit dhe Xherdanit për gjithçka ofarë i kanë dhuruar vendit.

“Sjellja dhe vlera njerëzore të bën atë se kush je dhe sa e do këtë vend. Kur ke një qasje shembullore të këtillë, vëren edhe sa respekton shtetin ku ndodhen rrënjët e tërë gjakut tënd familjar. Këta dy djem janë sinonimi më i përsosur i fjalëve të renditura më sipër. Granit dhe Xherdan, ju jemi përjetësisht falënderues për gjithçka çfarë i dhuruat vendit. Jeni një pasqyrë e ndritur e vendit tonë dhe të juajit, Kosovës.

Toka dardane, vend i dashurisë dhe trimërisë”, ka shkruar Berisha në Facebook./IndeksOnline/