Kurti uron delegacionin shqiptar për suksesin në Festivalin e Filmit në Venecia

Është mbajtur festivali i filmit në Venedik.
Në edicionin e 80-të pjesëmarrëse ishin edhe dy prodhime filmike kosovare, filmat “A Short Trip” i regjisorit Erenik Beqiri dhe “Bota Jonë” e Luana Bajramit.
Në mbështetje të shqiptarëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, ka qenë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në platformën X (ish-Twitter), një fotografi bashkë me kastin shqiptar në Venedik.
“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, shkroi Kurti në Twitter.
Në këtë event të veçantë, mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ajo performoi në gala-mbrëmjen e amFAR, e cila organizohet në ndihmë të mbledhjes së fondeve për kërkimet e HIV/AIDS.