75 Mall Live Search
14:07 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

‘Gjithçka që mendonim ishte të vraponim’, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin e tërmetit në Marok

Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik i Marokut, që i mori jetën mbi 1 mijë personave, kanë rrëfyer përjetimet e tyre.

Yousef At Ali i tha BBC-së se ishte ulur jashtë me miqtë e tij në Marrakesh kur ndodhi tërmeti dhe gjithçka që mendonin ishte të vraponin.

“Gjithçka ra. Gjithçka që mund të mendonim ishte të iknim. Gjithçka u rrëzua. Gjithçka që mund të mendonim ishte të vraponim”, tha ai për BBC.

Në qytet, njerëzit janë gjithashtu të bllokuar pa energji elektrike në shtëpitë e tyre, pa sinjal telefoni dhe pa internet.

Për të dytën natë radhazi njerëzit fjetën jashtë. Një tjetër banor, Faisal Baddour tregon se sapo a tërmeti njerëzit dolën menjëherë të panikosur jashtë.

“Forca dhe intensiteti i këtij tërmeti është ndjerë në godinën tonë pothuajse tre herë. Njerëzit dolën në rrugë menjëherë pas këtij paniku total. Dhe ka familje që ende flenë jashtë”, tha ai për BBC.