Aksident me të lënduar në Sllatinë (Foto)
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Aksidenti raportohet se është i rëndë, ku ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ndihma e shpejt, ndërsa si pasojë e ndalimit të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, është krijuar kolonë e gjatë.