Banorët e fshatit Sopanicë nuk e duan hidrocentralin, e kundërshtojnë me protestë

Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.
Në bazë të pamjeve shihet momenti kur është ndezur ekskavatori, ata kanë provuar që ta ndalin duke e bllokuar rrugën.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tregoi se janë duke e monitoruar situatën.
“Sot, rreth orës 08:10 kemi pranuar një informacion se në mes të fshatrave Doganaj dhe Soponicë, tek ura e lumit Lepenc në Kaçanik ka filluar një protestê rreth 20 persona nga banorët e zonës ,lidhur me pakënaqesinë e ndërtimit të një hidrocentrali që është duke u ndërtuar”, u shpreh Veseli.
“Policët e stacionit të Kaçanikut janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën. Per informata tjera do të njoftoheni me kohë”.