Kurti takon gjeneralin turk që do ta marrë komandën e KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një darkë pune që ka zhvilluar me gjeneralin turk Ozkan UIutas, i cili do të marrë edhe komandën e KFOR-it,
Kurti ka thënë se pret me padurim që të punojë ngushtë me Ulutas për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta.
“Pata kënaqësinë të takohem me komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneral-major Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës. I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, mezi pres të punoj ngushtë mbi qëllimet dhe objektivat e ndërsjellta”, ka shkruar Kurti në twitter.
I had the pleasure to host and meet with the incoming NATO KFOR Commander, Major General Özkan Ulutaş and his team, yesterday over dinner. Led by common commitment to peace and security, I look forward to working closely on mutual goals and objectives. pic.twitter.com/FF5ZXng8VO
— Albin Kurti (@albinkurti) September 12, 2023