E pabesueshme, portieri kosovar që luan në Superligën e Zvicrës pensionohet në moshën 23 vjeçare

Portieri 23-vjeçar Jozef Pukaj ka vendosur të pensionohet në moshën 23 vjeçare. Ky vendim i portierit kosovar i ka shokuar të gjithë në futbollin zvicërian.
Pukaj erdhi në ëinterthur dy vite më parë nga Baseli, shkruan Indeksonline.
“Portieri ka ardhur në këtë përfundim pas shqyrtimit të kujdesshëm. Drejtuesit e klubit e pranuan vendimin me keqardhje, por edhe mirëkuptim” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Winterthur.

Ky vit për Pukajn nuk ka qenë aspak i mbarë. Ai mungoi katër muaj në gjysmën e parë të vitit për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Në janar ai theu hundën disa herë, pak më pas ai zhvendosi shpatullën dhe iu nënshtrua një operacioni. Kontrata e Pukajt me skuadrën zvicërane duhej të mbaronte në vitin e ardhshëm.

Një javë më parë ai veshi për herë të fundit fanellën e Winterthur në miqësoren kundër SCR Altach (4:3)./Indeksonline/
