75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / mp

Ujësjellësi i Prishtinës zbulon një vjedhje spektakolare:Lidhet ilegalisht me gypin e fqinjit mërgimtar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për një rast të pazakontë të vjedhjes së ujit në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas njoftimit fqinji ka lidhur ujin në gypin e fqinjit mërgimtar.

Njoftimi i plotë:

E Shëmtuar!

Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ” Veterniku” në Prishtinë, fshinji në Kosovë ia vjedh ujin fshinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër.🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️

Pra, bashkëatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!