Katër persona të lënduar në Graçanicë, policia arreston njërin prej tyre

Katër persona kanë pësuar lëndime pasi janë rrahur mes vete të martën rreth orës 18:00 në Graçanicë.
Policia ka njoftuar se deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje, transmeton IndeksOnline.
“Të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësore. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia është duke zhvilluar ende hetimet përkitazi me rastin./IndeksOnline/