Deschamp garanton për Pogben

Didier Deschamp është i bindur se Paul Pogba nuk do të merrte me vetdije asnjë substancë që është e ndaluar në futboll.
Selektori francez i ka dalur në mbështetje futbollistit të njohur pas suspendimit që iu bë për përdorimin e një substance të ndaluar.
“Natyrisht që jam shumë i befasuar, si i gjithë grupi, por nuk kam elementë për të gjykuar këtë çështje. Shumë gjëra negative po grumbullohen për të, është një moment shumë i vështirë. Do të kem kohë të flas me të në ditët e ardhshme. Nuk mund ta imagjinoj, duke e njohur mirë si karakter. Më kujtohen diskutimet me të për vaksinën dhe Covid-in. Unë do ta mbështes, por ai ka forcën dhe karakterin për të kapërcyer këto kohë shumë të vështira”, shtoi Deschamp./Indeksonline/