Bedri Krasniqi lirohet nga akuzat për vrasjen e dy policëve në Podujevë

Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga akuza për vrasjen e dy policëve në Shakovicë të Podujevës.
Trupi gjykues e shpalli Krasniqin të pafajshëm nga ky rast, në mungesë të provave.
Vendimi u mor pak minuta më parë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Krasniqi akuzohej për përfshirje në vrasjen që ndodhi ditën e 23 marsit të 2004-tës në Podujevë, ku nga një sulm me armë zjarri nga një grup i organizuar, përfunduan të vdekur polici i UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtari policor i Kosovës, Arsim Rrustolli.