75 Mall Live Search
21:59 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / S Z

Shefi i EULEX-it takon Ramën, flasin për sfidat e kryeqytetit

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar sot kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

Barbano e Rama folën për sfidat kryesore me të cilat përballet kryeqytetin, me fokus në mandatin e EULEX-it.

“Takim shumë i këndshëm me kryetarin e komunës, Përparim Rama, duke diskutuar për sfidat kryesore me të cilat përballet Prishtina e gjallë, me fokus në mandatin e EULEX-it, duke përfshirë kontributin në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe reduktimin e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu”, tha Barbano.